Gjendet i varur në pyllin grek një i ri, dyshohet se është shqiptar

Policia greke raporton se kanë gjetur trupin e një personi, i cili përket gjinisë mashkull, në pyllin e Chios mes fshatrave Kalamoti dhe Patrica.

Trupi i dekompozuar është gjetur nga një oficer i policisë, i cili kishte dalë për gjueti teksa dalloi një burrë të varur me litar dhe njoftoi policinë. Dyshohet se trupi i përket 26-vjeçarit nga Shqipëria, Lorenc Metaj, i cili ishte zhdukur nga banesa e tij në Kalamoti gjatë verës. Ndërsa hetimet vijojnë, thuhet se edhe celulari i gjetur pranë kufomës do të hedhë dritë për zbardhjen e ngjarjes. Policia po heton për identifikimin e plotë të viktimës.

Ndërsa hetimet vijojnë, thuhet se edhe celulari i gjetur pranë kufomës do të hedhë dritë për zbardhjen e ngjarjes. Policia po heton për identifikimin e plotë të viktimës./Fjala.al