Kampionati malazez, ish-lojtari i Partizanit e Laçit zgjidhet më i miri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-lojtari i Partizanit dhe Laçit, Marko Cetkoviç ka marrë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në kampionatin e futbollit të Malit të Zi.

Mesfushori luan për ekipin malazez të Sutjeskës dhe ka arritur që të ketë një sezon të shkëlqyer gjatë këtij viti. Mediet vendase kanë raportuar këtë ngjarje ku 33-vjeçari është nderuar me çmimin e lojtarit më të mirë. Roli i theksuar i protagonistit te skuadra e tij ka bërë që Cetkoviç të përzgjidhet kampion me 44 pikë në totalin e 19 ndeshjeve.

Marko Cetkoviç ka luajtur me skuadrën e Laçit në sezonet e viteve 2014-2016, ku është aktivizuar në 45 ndeshje dhe ia ka dalë që të shënojë portën 11 herë.

Ndërsa, në sezonin e vitit 2017 ai kaloi te klubi i Partizanit, por performanca e tij me këtë ekip nuk ishte mjaftueshëm i mirë, pasi në 16 takime që u aktivizua me fanellën e “Demave” ai mundi që të realizonte vetëm 1 gol.

Ky vit tek skuadra e Sutjeskës së Malit të Zi,ka rezultuar shumë i suksesshëm për mesfushorin, i cili u shpall edhe futbollisti më i mirë./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV