Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, reagon Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.

Sipas tij partitë politike duhet të lënë mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejt institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi.

I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” – ka shkruar Thaçi./Fjala.al/