Meta sqaron takimin me Aleks Soros: Ishte i kërkuar prej tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë thjesht rastësi takimi në presidencë me Alexandër Soros, në të njëjtën ditë që në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i minishengenit ballkanik,

Ilir Meta tha në studion e “360 Gradë”,se takimi me djalin e George Soros nuk ka pasur asnjë lidhje me minishengenin.

E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile. Por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë publikisht atë që mendon pasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo?

Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile.

U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për minishengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV