“Nuk dua të bëhem trajner”, Ronaldo flet për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo është pa dyshim një nga futbollistët më të mirë të dekadës dhe të të gjithë historisë së këtij sporti.

Ndonëse është 34 vjeç, portugezi nuk ka të ndalur dhe ka treguar se është në formë të shkëlqyer për të vazhduar karrierën e tij edhe  për shumë vite të tjera.

Në një intervistë që ka dhënë për “DAZN”, sulmuesi ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të luajë edhe për disa vite të tjera si dhe ka shtuar se nuk ka asnjë defekt në lojë.

“Unë dua të fitoj trofe, diçka që është përparësia ime, dhe të luaj mirë. Unë kam të njëjtin motivim si 18 vjeç, unë jam i lumtur dhe dua të luaj edhe disa vjet të tjera .

Goli ndaj Juves me Realin ishte më i bukuri që unë kam shënuar ndonjëherë në karrierën time. Bufon më uroi pas golit të shënuar, të gjithë në stadium më duartrokitën, ishte diçka e shkëlqyer. Sot jam i lumtur te Juventusi, më pëlqen gjithçka në këtë klub, i cili është më e miri në Itali. Gjithmonë e kam dashur Italinë dhe kulturën këtu. Qëllimi është të fitojmë shumë trofe me këtë ekip.

Unë nuk kam asnjë defekt, jam shumë inteligjent dhe gjithmonë profesionist, të tjetër më shohin si një person karizmatik. Mbrojtësit në Serie A janë më të fortë, megjithatë janë ata me të cilët unë stërvitem, Bonuçi, Kelini dhe De Ligt. Kundërshtari më I ashpër ka qenë Kelini, gjithmonë ka qenë e vështirë kur luaja kundër tij në Ligën e Kampionëve.”-është shprehur ai.

I pyetur për të ardhmen pas futbollit, Ronaldo ka thënë se nuk do që të bëhet trajner dhe ka theksuar se e ndjen veten me shumë si motivues se sa si menaxher.

Lexo edhe :  Real Madrid "detyrohet" të nxjerrë në shitje dy lojtarë

“Unë nuk dua të bëhem trajner, megjithatë gjithmonë mund të ndryshoj mendje. Unë do të isha më shumë një motivues sesa një teknik.”-tha portugezi.

Ndërsa, më tej ai ka shtuar se trofeu më i rëndësishëm për të gjatë gjithë karrierës ka qenë Europiani me Portugali.

“Europiani me Portugalinë, kam qarë shumë pas atij momenti.”,-tha në intervistë ylli i Juventus./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës!

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Paloka tha se pa një...

Shqipëri-Serbi, ndeshje e rrezikshmërisë të lartë/ UEFA dërgon të plotfuqishëm në stadium

UEFA ka lejuar që Shqipëria dhe Serbia të jenë kundërshtarë të mundshëm edhe pas trazirave në Beograd në eliminatoret e Euro 2016 dhe pas...

5 vjet pasi statuja e tregtarit të skllevërve u rrëzua

Kur u rrëzua statuja e tregtarit të skllevërve Edward Colston në Bristol, ajo simbolizoi shpresë. Tani qeveria duhet ta shfrytëzojë këtë moment për të...

Dokumenti sekret i Inteligjencës Ruse tregon dyshim të thellë ndaj Kinës

Gjuetarët e spiunëve të Rusisë janë gjithnjë e më të shqetësuar për spiunazhin e Kinës, edhe pse dy vendet po afrohen. Në publik, Presidenti Vladimir...

A duhet të largohet Berisha pas humbjes?/ Paloka: Të gjithë kemi përgjegjësi, ai jo!

Zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë largimin e kreut të PD, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po shtohen. Por për deputetin...

Lajme të tjera

Web TV