Vota e emigrantëve drejt Reformës Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka deklaruar se propozimet për t’u dhënë të drejtë emigrantëve që të votojnë i janë dërguar komisionit e Reformës Zgjedhore

“Grupi Ndërinstitucional i Punës, i ngritur me urdhër të Kryeministri, finalizoi propozimet lidhur me hartimin e paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Propozimet e këtij grupi iu nisën Komisionit të Reformës Zgjedhore”, shprehet ministria.

Grupi Ndërinstitucional i Punës  propozon për ndryshim; Në nenin 1: – Pas pikës 1 të shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Ky kod ka për qëllim përcaktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë dhe referendumet për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. – Në germën “e”, të pikës 2, të nenit 1, të shtohet togfjalëshi “ për votimin brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ndërsa, ndryshimi i dytë që kërkon grupi i punës është se KQZ të administrojë zgjedhjet brenda dhe jashtë vendit

“Në nenin 2 – Pika 7 të riformulohet si më poshtë vijon: “KQZ” është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve brenda dhe jashtë territorit ë Republikës së Shqipërisë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod”, thuhet në propozimet e grupit të punës.

Po ashtu një pikë tjetër e propozuar për ndryshim është dhe publikimi i listës së zgjedhësve

Konkretisht në pika 9 të riformulohet kërkohen ndryshim: “Listat e zgjedhësve ndahen në dy kategori: ” i. Listat e zgjedhësve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat burojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes civile për çdo zonë të qendrës së votimit, të hartuara në përputhje me këtë Kod. Listat e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që burojnë nga shprehja e vullnetit të zgjedhësit në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Kod.

Lexo edhe :  “Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet!/ Berisha përplaset me Spiropalin

Një tjetër ndryshim që kërkohet nga grupi i punës në Kodin zgjedhorë është edhe pika 27 ku kërkohet të përcaktohet se: “Zgjedhës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” janë shtetasit shqiptarë, që kanë shprehur paraprakisht vullnetin për të ushtruar të drejtën e votës jashtë vendit dhe janë pjesë e listës së zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV