Bllokohet “Roza Haxhiu”, Lushnja i kundërpërgjigjet FSHF-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Lushnjës ka reaguar ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për mos zhvillimin e ndeshjeve të Superligës vitin tjetër në stadiumin “Roza Haxhiu”, pasi sipas FSHF-së nuk plotëson kushtet.

Lushnjarët e kanë cilësuar këtë vendim si një formë hakmarrjeje ndaj verdhejeshilëve dhe kjo sepse myzeqarët nuk votuan Dukën për president të institucionit më të madh të futbollit në vendin tonë, por ishin pro Finos.

Në njoftimin e këtij klubi shtohet se për Lushnjë nuk është dhënë asnjë financim dhe në 9 vite janë shpenzuar 5 milionë euro nga vetë drejtuesit e tij.

“Të sulmosh ekipin e Lushnjës vetëm e vetëm se nuk mbështetëm Dukën por Finon për zgjedhjet e FSHF kjo mbetet e turpshme. Përveçse janë kontradiktorë në ato që thonë por dhe ZERO ndihmë për KF Lushnjën, që për 9 vite e vetme  ka hedhur mbi 5 mln euro për të mbajtur gjallë futbollin.”-shkruhet në reagim.

Ndër të tjera ngrihet pyetje ndaj federatës, se si është e mundur që stadiumi “Roza Haxhiu” nuk është në gjendje të mirë për takime të Kategorisë së Parë, kur në të janë luajtur ndeshje shumë të rëndësishme.

“Por ne një pyetje kishim për ata zotërinjtë që punojnë në FSHF: si ka mundësi që stadiumi ” Roza Haxhiu” nuk është në gjendje të mirë dhe prapë ka pritur ndeshje të Kategorisë Superiore? ( Kukësi ka luajtur 2 ndeshje ). Pse thoni tani që Lushnja po u ngjit në Superiore nuk do t’i bëjë ndeshjet në atë stadium sepse nuk plotëson kushtet minimale. Zoti punonjës federate , gjendja e stadiumit dihet dhe e dinë të gjithë se si është, por të shpreheni në këtë formë është e papranueshme.

Lexo edhe :  Finalja e turpit! Analiza: Ja pse Interi dështoi totalisht

Stadiumin e Lushnjes e keni premtuar ju , që do i bëni shkallë plastike , që do të ketë fusha sintetike për stërvitje , për drita etj etj etj.”-vijohet në këtë njoftim.

Në fund të reagimit FSHF-së i kërkohet të mbajë premtimin për ndërtimin e stadiumit të ri si dhe theksohet se tifozët e myzeqarëve janë të vetmit që ende ulen në betone e jo në stola të mirëfilltë.

“MBANI FJALËT QË KENI DHËNË OSE HESHTNI E MOS NA MERNI PËR SHEMBULL NE .

Është turp të merreni me një ekip që e mbush stadiumin me shumë se gjysma e Superiores bashkë. I lini inatet e ktheni kokën nga Lushnja se ngelët duke bërë stadiume dhe fusha në provinca , vetëm tifozët e Lushnjës po ulen akoma nëpër beton.”-mbyllet reagimi i klubit të Lushnjës ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV