Foto/ Aksident përball Ambasadës Zviceriane

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje përball Ambasadës Zviceriane në Tiranë.

Një automjet ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë.

I aksidentuari, drejtuesi i biçikletës, siç mund të shihet edhe nga fotot, po pedalonte në korsinë e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja që ka shkaktuar këtë aksident.

Menjëherë, në vend ngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia. Të aksidentuarit iu dha menjeherë ndihma e pare, por ende nuk është njoftuar se si është gjendja e tij shëndetësore./Fjala.al/

/Fotot ekskluzive nga Fjala.al/
/Fotot ekskluzive nga Fjala.al/