Ja cilat janë benefitet e përdorimit të luleve të hudhrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hudhra, një eliksir për shëndet të mirë në organizmin tonë. Antiseptik dhe antireumatik, na mbron nga ulçera dhe arterioskleroza, heq lodhjen dhe …shumë më tepër akoma.

Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës janë një pjesë mjaft e këndshme e gjithë bimës që shërbejnë jo vetëm për zbukurim të buqetave të ndryshme por edhe për receta të ndryshme gatimi. Shija e tyre ashtu siç mund ta kuptoni nga emri është e njëjtë me hudhrën.

Nëse këta kërcej i prisni kur janë të njomë dhe të butë mund ti përfshini në sallata ose në salca në të njëjtën mënyrë si barishtet e qepëve të njoma. Këta kërcej shiten në tufa në shumë prej tregjeve të fshatarëve në Tiranë dhe qytete të ndryshme.

Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës kanë një shije të brishtë të hudhrës dhe mund të përfshihen në çdo recetë që kërkon qepë ose hudhër të njomë apo të thatë. Këto barishte janë më të shkëlqyerat për organizmin por thuajse të panjohura për konsumatorët, të cilët në shumicën e rasteve i hedhin tutje.

Diçka e tillë ndodh pasi këta kërcej të shijshëm ndërpresin aftësitë e të gjithë bimës për rritjen dhe zhvillimin thelpinjve të hudhrës. Por ekspertët besojnë fort se kërcenjtë e hudhrës meritojnë të vlerësohen falë avantazheve të tyre shëndetësore të cilat do t’i lexoni më poshtë.

Oksigjeni në gjak
Disa prej përbërësve të hudhrës akumulohen nëpër këta kërcej dhe kanë aftësinë të rioksigjenojnë gjakun dhe të ruajnë shëndetin e indeve dhe organeve.

Mbrojnë mëlçinë dhe veshkat
Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës mbrojnë mëlçinë dhe veshkat nga stresi oksidues që ndodh nëpërmjet funksioneve normale të metabolizmit.

Lexo edhe :  "Rama ka nja 25 vite që përfiton..." Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Kundër osteoartritit
Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës përmbajnë shumë substanca aktive që parandalojnë enzimat e trupit që shpërbëjnë indet e gjymtyrëve. Me kalimin e moshës, këto substanca aktive janë thelbësore për parandalimin e frakturave dhe osteoartritit.

Përzgjedhja
Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës duhet të jenë të freskët, të gjelbër, të përdredhur por pa njolla të tjera. Me humbjen e freskisë, kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës humbin fleksibilitetin e tyre dhe forcohen duke marrë një shije më pikante.

Përgatitja
Lajini mirë me ujë të bollshëm dhe pritini në copa të vogla për t’i përfshirë në sallata. Ju mund t’i kombinoni me krem djathi ose majonezë për një salcë të shijshme. Me to mund të përgatisni një pure të shijshme me djathë të verdhë, vaj ulliri dhe kripë.

Gatimi
Kërcejtë e njomë të luleve të hudhrës mund të piqen, zihen, gatuhen me avull, kavërdisen ose përgatiten në zgarë. Mund t’i përfshini në supa, omletë ose në panine. Nëse preferoni gatimet e thjeshta mund t’i kombinoni me vaj ulliri, kripë dhe piper./Fjala.al/

Të fundit

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë. Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale...

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë...

Larisa, dy fëmijët e vegjël përfundojnë në spital me djegie nga cigaret, arrestohet nëna

Autoritetet greke duket se po zgjidhin ‘rrëmujën’ e një rasti serioz abuzimi me fëmijë, ku përfshihen dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre. Të...

Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Eurovizioni, vendi ku votohet politikisht. Nga një festival muzikor në një pasqyrë interesash dhe aleancash Nga Leonard Veizi Pavarësisht vendit të tetë – një vend...

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Ndërmerrni veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza!

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria për të ndaluar fushatën e...

Lajme të tjera

Web TV