Statistikat/ Messi apo Ronaldo, cili është golashënuesi i dekadës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë një rivalitet shumëvjeçar midis tyre, referuar trofeve e kampionateve të fituara si dhe golave të shënuar në këto 10 vitet e fundit.

Në këtë fundvit që përkon me fundin e dekadës të gjitha mediet janë duke analizuar rezultatet e futbollit ku përfshihet edhe ai i golashënuesit më të mirë dhe i futbollistit që ka shënuar më shumë portën.

Ndërsa, Messi vazhdon që të luajë me Barcelonën dhe rezultatin e ka ende shumë të lartë, Ronaldo i ka kaluar rezultatet e tij për klubin italian të Juventusit, ndonëse performanca e tij ka rënë në krahasim me periudhën kur luante për Real Madrid.

Diferenca e golave në total gjatë këtyre 10 viteve midis portugezit dhe argjentinasit është 25, ku kryeson kapiteni i Barcelonës. Viti më i mirë për Messin ishte 2012, ku ai arriti që të shënojë nj total prej plot 91 golash, ndërsa për Ronaldon ishte viti 2013 ku ai goditi portat e kundërshtarëve plot 69 herë.

Për vitin 2019 mund të themi sërish se performancën më të mirë e ka ylli i katalanasve me 50 gola ndërsa ai i “Zonjës së Vjetër” shënon rezultatin e tij më të dobët të kësaj dekade me 39 gola.

Ndonëse të dy lojtarët janë legjenda të futbollit botëror jo vetëm të kësaj dekade, por edhe për gjithë historinë e këtij sportin, duket se “Pleshti” i Barcelonës kryeson për sa i përket golave të shënuar në këtë 10 vjeçar./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV