Abuzuan seksualisht ndaj të resë, arrestohen dy futbollistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Argjentinë, ku mësohet se dy futbollistë të skuadrës së Atletico Huracan-it kanë përdhunuar një vajzë.

Mediet vendase raportojnë se Federiko Marin dhe Valter Perez, 21 vjeç të dy kanë abuzuar seksualisht mbi një vajzë. Të rinjtë ranë në prangat e autoriteteve vendase, pasi ditën e djeshme vajza ka denoncuar rastin.

Lojtarët u arrestuan në Kordoba në një hotel, ku dhe u sekuestruan telefona dhe prezervativ. Në Kodin Penal të Argjentinës, një vepër e tillë dënohet me 6-15 vite burg.

Për këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe klubi i Atletico Huracan-it, i cili premtoi se dot merren të gjitha masat ndaj dy lojtarëve  nëse do shpallen fajtorë.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, klubi i Atletico Huracan-it konfirmon qëndrimin e tij kundër çdo akti kriminal ndaj gjinisë femërore. Nëse versionet e medieve konfirmohen, klubi nuk do të hezitojë të zbatojë të gjitha masat më të ashpra disiplinore ndaj personave të përfshirë”,-thuhet në komunikatën e Atletico Huracan-it./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV