Vuçiç vë kushte për njohjen e Kosovës si shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, teksa ka prezantuar një projekt në infrastrukturë, ka përmendur çështjen e dialogut me Prishtinën zyrtare. Sipas tij një dialog mes palësh do të bëhet kur qeveria të heqë 100 % taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, duke nënkuptuar njohjen e Kosovës si shtet.

“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të bisedojmë. Nëse nuk dëshirojnë, nuk ka gjë. Faleminderit”, -ka thënë Vuçiç.

Ai e ka bërë këtë deklaratë teksa ka prezantuar projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’,  një shumë shtesë prej 150 milionë eurove.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.

“Ne do të punojmë kudo që të mundemi,  jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit, Graçanicë, Ranilug, Kllokot dhe në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, -ka thënë Vuçiç./Fjala.al

Të fundit

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Lajme të tjera

Web TV