Të paktën pesë persona janë goditur me thikë në shtëpinë e një rabini në New York, raportojnë mediat amerikane.
Mësohet se në shtëpinë e rabinit ishte duke u zhvilluar një festë fetare kur agresori hyri brenda. Pasi sulmoi personat që ndodheshin brenda në shtëpi ai është larguar, raporton policia, duke shtuar se motivi nuk ishte i qartë.
Një person i dyshuar është ndaluar ndërkohë nga policia, teksa kanë nisur edhe hetimet për të mësuar shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Sulmi ka ardhur një ditë pasi policia e qytetit të New York tha që oficerët po rritnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike.