2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në protesta shpesh të dhunshme të opozitës, e cila në një akt të paprecedent dogji mandatet parlamentare dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, në një përpjekje ekstreme për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Vendi nuk arriti të merrte as hapjen e premtuar të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ndërsa në fund të muajit Nëntor, një tërmet i fortë, i dha një goditje shkatërrimtare disa qyteteve duke shkaktuar 51 viktima dhe dëme kolosale. Tre tërmete të tjerë kishin goditur më parë vendin gjatë vitit.

Tërmeti i 26 Nëntorit

Ora shënon 3.54 e mëngjesit. Të forta për nga intensiteti, me një magnitudë 6.4 dhe të shtrira në më shumë se 40 sekonda, lëkundjet, me epiqendër në Durrës, trondisin si kurrë më parë Shqipërinë në 40 vitet e fundit. Frika dhe paniku mbizotërojnë kudo. Me kalimin e orëve do të mësohet se përmasat janë dramatike. Në Thumanë, dy pallate janë rrëzuar, në Durrës, tre hotele, dy pallate, ndërsa një vilë tre katëshe në zonën e Kënetës, arrin të qëndrojë në këmbë, e anuar, për disa orë, derisa shembet. Brenda saj një familje e tërë në një grackë vdekjeprurëse.

Ngado është një betejë kundër kohës për të shpëtuar nga rrënojat sa më shumë jetë. Të varfëra në mjete e pajisje, njësitë e ushtrisë dhe zjarrfikëseve shqiptare përpiqen për të pamundurën. Brenda ditës atyre u vijnë në ndihmë forca të specializuara nga Italia, Rumania, Kosova e në ditët në vazhdim dhe nga vende të tjera. Në spitalet e Tiranës dhe Durrësit dynden të plagosur pa fund.

Lexo edhe :  Samiti i NATO-s në Hagë, aleatët do investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

Të nesërmen shpallet gjendja e Jashtëzakonshme “në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë e ku plagët janë të hapura, Tiranës dhe Durrësit”, shpjegon kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë të nesërmen në mëngjes.

Bilanci i viktimave sa vjen e thellohet. Disa dhjetra persona arrijnë të nxirren të gjallë. Pas katër ditësh, kërkimet ndërpriten. 51 persona humbën jetën. Dita ditës rritet dhe bilanci i dëmeve, ndërsa paslëkundje të tjera, shpesh të forta, mbajnë gjallë frikën dhe panikun. Me mijëra sistemohen nëpër çadra, për të tjerë vihen në dispozicion hotelet. Numri i të prekurve është i lartë.

Solidariteti ndërkombëtar, është mbresëlënës. Përveç ndihmave të para, qeveria kërkon mbështetje me ekspertë, për vlerësimin e godinave. “Eshtë momenti për të intesifikuar kontrollet fizike të banesave”, vë në dukje kryeministri.

Mbi 32 mijë ndërtesa inspektohen deri në ditët e fundit të dhjetorit. Disa mijëra rezultojnë të dëmtuara rëndë. Afro 4 mijë janë personat e strehuar nëpër hotele, mbi 8 mijë në cadra dhe mbi 4 mijë familje kanë përfituar bonus qeraje./ VOA

Të fundit

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Lajme të tjera

Web TV