Emrat/ Gjykata merr vendimin ndaj të akuzuarve për pasojat e tërmetit

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për personat, të cilët janë arrestuar për pasojat e tërmetit që preku Shqipërinë në datën 26 nëntor.

Ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, Arben Isaku ka marrë masën “arrest me burg”, si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu edhe inspektori i INUV në Durrës, Klajdi Lame, ka marrë të njëjtën masë për të njëjtën akuzë.

Masat e dhënë nga Gjykata:

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”.

Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”.

Albrend Qetkaspecialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”.

Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. – “arrest me burg”.

Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.- “arrest me burg”.

Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i paligjshëm dhe “arrest me burg”.

Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre. ” arrest me burg”.

Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” – “detyrim paraqitje”.

Vazhdojnë të mbeten në kërkim:

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Lexo edhe :  “Nuk kam asnjë kuriozitet kush do të jetë ministër”, Shehi: Pres shumë nga opozita

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë/Fjala.al