Miqësorja në mars, zbulohet kundërshtari i Kombëtares

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë në 30 mars një ndeshje miqësore me Slloveninë.

Ky lajm u bë publik së fundmi nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bëri me dije se Sllovenia do jetë kundërshtare e Kombëtares sonë në miqësore që do të luhet në Itali.

FSHF-ja ka rënë dakord me homologët e saj në Slloveni që ky takim të mbahet në një fushë neutrale, ndaj dhe u vendos që ajo të luhet në Itali dhe në stadiumin  e Udinezes “Dacia Arena” në orën 20:45.

Deri më tani nuk dihet ende se kur do të dalin biletat në shitje apo çfarë çmimi do kenë, por kjo pritet të komunikohet në ditët në vijim./Përgatiti: Fjala.al/