Nuk ndalen zjarret në Australi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat shumë të larta, rreth 40 gradë celsius dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar zjarre të reja në “Victoria” të Australisë, ku dhjetëra mijëra njerëz janë këshilluar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut.

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e krizës me zjarre në këtë komb nga muaji shtator.

Victoria është prekur më së keqi nga zjarret të hënën, pasi temperaturat janë rritur, erërat janë shtuar dhe stuhitë kanë krijuar kushte të rrezikshme. Paralajmërime urgjente për zjarrin janë nisur edhe në Australinë Jugore, Uellsin e Ri Jugor dhe Tasmaninë ditën e hënë.

Sidnej, Uellsi i Ri Jugor dhe më shumë se një çerek milioni persona kanë nënshkruar një peticion, duke bërë thirrje për anulim të fishekzjarreve për festën e Vitit të Ri, në mënyrë që ato të holla të shpenzohen për luftim të zjarreve.

Autoritetet në anën tjetër kanë thënë se do të vazhdojnë të realizojnë planin për festë.

Të fundit

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja afër banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmje në Durrës ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete...

Ke zgjedhur të jetosh jetën time/ Kjo është përgjigja e partneres së Mevlanit për Livian

Ornelda Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në një postim në Instagram, i cili duket të jetë një...

Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës, kryebashkiakët e Partisë Demokratike i...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Lajme të tjera

Web TV