Orët e para të 2020 nisën me lëkundjet e tërmetit të parë, i cili u shënua në orën 03:53, më 1 janar. Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik dhe kishte magnitutë 4 të shkallës Rihter.Ky tërmet u pasua edhe nga lëkundje të tjera të tokës, por me magnitutë më të ulët.
Eksperti i Institutit të Gjeoshkencave, shpjegon se situata është normale pasi energjia e tokës është duke u çliruar dhe nuk ka vend për panik tek qytetarët.
“Në këto ditët e fillimit të vitit ka pasur lëkundje të tjera kryesisht me magnitudë 3.5 që ka ndodhur në datën 31, kryesisht të tjerat kanë qenë nën 3. Kjo është pozitive përsa i përket këtij tërmeti, duke qenë se energjia po vazhdon të çlirohet”
Veç lëkundjeve në qarkun e Durrësit, një tërmet është ndjerë edhe në qytetin e Korçës, por sizmologët deklarojnë se tërmete të këtij lloji janë normale.
“Nuk është se kanë stopuar deri tani. Kemi pasur gjithmonë lëkundje të vogla në Korçë, ku shumica prej tyre kanë qenë të palokalizueshme, por që ka pasur ngjarje vazhdimisht. Vazhdon shpërhapja e tërmeteve në zonën e Korçës.”/Fjala.al