Atentati ndaj 60-vjeçarit, arrestohen dy autorët

Dy vetë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se me 30 dhjetor kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të një personi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukas të Fierit, ku mësohet se ndaj 60-vjeçarit me inicialet A.H është bërë atentat.

Nga hetimet policore rezulton se autorët janë shtetasit me inicialet A.G dhe V.L, të dy 34 vjeç nga fshati Patos i Fierit.

Këta dy persona janë arrestuar, dhe në cilësinë e provës materale u sekuestrua një armë gjahu një gëzhojë dhe dy fishekë.

Policia është duke vazhduar me hetimet për të zbardhur shkaqet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “./Përgatiti: Fjala.al/