Pjesë e një strukture kriminale, arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak se akuzohet të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Arrestimi u bë në rrugën “Muhamed Gjollesh” në Tiranë, nga Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe nga Patrulla e Përgjithshme.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet G. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Për të nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda më datë 18.12.2019 u caktua masa esigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë./Përgatiti: Fjala.al/