Titaniku, publikohen biletat reale të udhëtimit në vitin 1912

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky imazh bilete, publikuar se fundmi nga Vintage News Daily, është e pasagjerëve që udhëtonin në klasin e tretë, të cilët kishin hipur në anijen e famshme “RMS Titanic”.

Titanik ishte një anije britanike për pasagjerë e cila u fundos në pjesën veriore te Oqeanit Atlantik më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të tij të parë nga Southamptoni, i Mbretërisë së Bashkuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fundosja e Titanikut ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 personave. Ajo ishte një nga anijet më të mëdha të botës.

Bileta në fjalë është lëshuar nga Kompania e Navigacionit Oqeanik ose “White Star Line” për udhëtarët e Titanic. Akomodimet e klasit të tretë në Titanic shpesh njiheshin si vende me çmim të lirë, dhe kjo është arsyeja pse bileta Titanic lexon “KLASI I TRETË (STEERAGE) BILETA KONTRATË PËR PASAGJERËT”.

U besua fuqimisht se kur Titaniku goditi ajsbergun, një pjesë rreth 350 këmbë e gjatë e saj u këput. Shkëputja në hark lejoi ujin të depërtohej në anije dhe të shkaktonte përmbytjen e gjashtë prej gjashtëmbëdhjetë ndarjeve që pengonin hyrjen e ujit.

Pak fjalë për anijen luksoze

Titaniku, anija më luksoze e asaj kohe, është bërë e pavdekshme jo vetëm për shkak të mbytjes tragjike, por dhe për faktin se historia e saj ka qenë në qendër të shumë dokumentarëve, serialeve televizive apo filmave artistik.

Anija e nisi udhëtimin e saj të parë në 10 prill të 1912 nga porti i Southamptonit në Angli dhe ishte drejtuar për në Nju Jork.

Titanik ishte e dyta nga tri anijet më të mëdha të ndërtuara në kantierin “Harland and Wolff”, në Belfast të Irlandës.

Anija ishte e pajisur me një palestër, pishinë, bibliotekë si dhe restorante klasi. Në bordin e saj qëndronin 2.224 njerëz. Një pjesë e tyre ishin nga më të pasur të asaj kohe, por anija transportonte dhe shumë emigrantë britanikë që i drejtoheshin Amerikës për një jetë më të mirë.

Për të ndërtuar anijen u deshën rreth 26 muaj. Kishte rreth 3.000 njerëz që punuan për ndërtimin e anijes. Gjatë ndërtimit, ka pasur 246 lëndime, 28 prej të cilave ishin të rënda. Gjashtë vetë vdiqën në anije dhe dy të tjerë vdiqën në kantierin detar. Një punonjës i fundit u vra kur një copë druri ra mbi të pak para fillimit të lundrimit.

Anija kishte gazetën e vet. Një printer në anije prodhoi një gazetë të përditshme, “Buletinin e Atlantikut të Përditshëm”, për udhëtarët. Gazeta përmbante informacione dhe lajme të marra nga operatorët me anë të valëve.

Titaniku kishte rreth 885 anëtarë të ekuipazhit në udhëtimin e tij të parë. Pothuajse të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin meshkuj – kishte vetëm 23 femra. Punët në bord përfshinin inxhinierë, zjarrfikës,kujdestarë, bukëpjekës, kuzhinier, kamerier, pastrues, rregullues krevati e të tjerë.

Lexo edhe :  ‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Në anije nuk kishte mjete të mjaftueshme shpëtimi. Titaniku kishte gjithsej 20 varka shpëtimi – 16 prej druri dhe 4 të palosshme. Çdo varkë ishte e pajisur për të mbajtur rreth 68 pasagjerë, kështu që kishte vetëm vende të mjaftueshme për 1,178 njerëz.

Sipas CNN, Titanik ishte anija më e madhe e pasagjerëve në det.

Ngritja e transatlantikut kërkoi 27 000 tonelata çelik nga më i miri i epokës. Fletët e çelikut kishin një trashësi prej 2.5 cm dhe u lidhën me njëra-tjetrën nga 3 milionë bulona.

Titanik ishte anija me e shtrenjte e kohës qe kushtonte 7.5 milionë dollarë. Gjatësia e saj ishte 269 m, gjerësia 28 m dhe pesha bruto 46.328 ton. Mbante një ngarkesë prej 66.000 ton. Forca e motorëve ishte 55.000 hp.

Kishte 3 helika, 29 kaldaja me 5 metër diametër secila. Ne 159 furrat konsumonte 650 ton qymyr në ditë. Shpejtësia e lëvizjes ishte 24 milje në orë.

Në dispozicion të pasagjereve dhe ekuipazhit anija kishte 3.000 krevate,

Restorante luksoze, shëtitore, banja turke, fusha skuoshi, pishinë me ngrohje, qendër shëndetësore me sallë operacioni, 3 biblioteka me 30.000 volume.

Tragjedia e pasmesnatës

Udhëtimi i parë i Titanik do të ishte tragjik. Ai do të ndërpritej vetëm pak ditë pas nisjes, pikërisht në 14 prill, kur 375 milje larg brigjeve amerikane do të përplasej me një ajsberg. Përplasja fatale shkaktoi një të çarë të thellë në trupin e anijes, që nisi të mbushej me ujë e të fundosej.

Një pjesë e ekuipazhit të anijes dhe pasagjerëve (rreth 710 persona) mundën të shpëtonin falë këtyre barkave, por pjesa tjetër u mbyt së bashku me anijen gjigante. Në orën 02.20 të mëngjesit të datës 15 prill “Titaniku” u zhyt në ujërat e oqeanit Atlantik.

Sendet që mbijetuan

Shumë gjëra nga Titaniku vazhdojnë të mbijetojnë. Muzeu i Titanikut në Boston, më i madhi i dedikuar tragjedisë, ka një koleksion të rrallë, që përfshin varkat e shpëtimit, komardaret, flamurin britanik të vendosur mbi anije, menu nga darka, një qilim të shtruar në klasin e parë, letra dhe kartolina të marra me vete në bord dhe një kambanë të vendosur në urën e anijes.

Sipas britanikes “Mirror”, violina që i përkiste kryemuzikantit të bërë të famshëm se udhëhoqi grupin e tij në kuvertë me ritme gazmore deri në minutat e fundit përpara mbytjes, është gjetur rishtas.

Ish-shtëpia e një prej të mbijetuarve më të njohur të Titanikut, në Denver, është shndërruar në një muze. Bëhet fjalë për shtëpinë e Margaret Braun.

E mbijetuara e fundit e Titanikut ndërroi jetë në vitin 2009. Millvana Dean ishte vetëm nëntë vjeç në momentin e tragjedisë. Ajo ndërroi jetë në moshën 106-vjeçare në një azil.

Në vitin 1985 u lokalizua Titaniku në fund të detit, 4 km thellësi dhe 800 km larg nga bregu kanadez.

Burimi: vintagenewsdaily.com

Përgatiti për botim: L.Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Fitonte vetëm 3 dollarë në ditë, sot MILIARDER!/Historia frymëzuese e polakut!

Historia e Tomas Gorny është një frymëzim i madh për realizimin e “ëndrrës amerikane”, një përpjekje e pashembullt për...

‘Isha në gjendjen ‘Jo Bos’, doja të kaloja në ‘Bos’!/ Ja sa paguhej për vrasjet Dumani

I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i artë’, Nuredin Dumani, vijoi edhe sot dëshminë e tij në GJKKO për serialin e krimeve të...

Zelensky merr telefonatë nga Macron: Më fal Emmanuel, të marr për 15 minuta

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-konferencën me gazetarët, në një moment mori një telefonatë nga Emmanuel Macron. Në një video të postuar në X, Zelensky...

Aksidenti tragjik me 4 viktima/ Arrestohet shoferi i betonierës, nuk kishte patentë

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Fushë Prezë, shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është arrestuar për tre vepra penale: “Largimi nga vendi...

PAMJET/ “Syri i Kaltër”, një perlë natyrore mes ujit të kristaltë dhe gjelbërimit

Parku Natyror “Syri i Kaltër” është një nga atraksionet më të vizituara turistike në Sarandë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë...

Lajme të tjera

Web TV