Vetëvendosja në përpjekje për të arritur marrëveshjen me LDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ka thirrur organet e partisë ku do të diskutojë rreth koalicionit me Vetëvendosjen. Këta të fundit thonë se do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Thirrjet e vazhdueshme të Presidentit, e bindën Kurtin që të shkojë në takim, veçse e në një datë të caktuar nga vetë ai.

Presidenti e ka pranuar këtë datë duke i caktuar kështu edhe orën se kur e pret në zyrë.

Mirëpo, Albin Kurti ende nuk ka një marrëveshje finale me LDK-në si të vetmin opsion për krijimin e qeverisë.

VV dhe Albin Kurti që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, me LDK e Isa Mustafës nuk po mund të merren vesh jo për parime, por për postet që do t’i ndajnë bashkë.

E LDK agjendën e ditës së 6 janarit e ka përcaktuar qysh nga kjo e enjte.

Isa Mustafa në orët e para të mëngjesi të së hënës do të mbledhë kryesinë e tek pas drekës do të thërras edhe grupin parlamentar.

Kjo u bë e ditur nga zyra për informim e LDK.

Ndërkohë, nga VV shpresojnë që më 6 janar të kenë një marrëveshje.

Zhvillimet në drejtim të arritjes së marrëveshjes LVV – LDK, vijnë pas presionit të shtuar nga ndërkombëtarët.

Një ditë para festës së vitit të ri, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka takuar dy krerët e partive që pretendojnë të krijojnë institucionet e reja.

Ai ka kërkuar nga të dyja palët që të arrijnë sa më shpejtë marrëveshjen.