Digjet banesa gardianit që kreu vrasje të dyfishitë

Një banesë, e cila supozohet të jetë e autorit të vrasjes së dyfishtë në urgjencën e spitalit të Patosit është djegur rreth mesnatës në fshatin Kuqar.

Zjarrfikësit e Patosit ndërhynë për fikjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.

Banesa është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Gardiani Martin Skëndaj qëlloi me pistoletën e shërbimit për qëllime të dobëta, dy të rinjtë nga fshati Kuqar i Patosit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërsa tjetri ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Fierit. Rikujtojmë se viktimat janë Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./Fjala.al