Kohët e fundit po qarkullojnë një sërë përgjimesh të siguruara nga prokuroria për çështjen e Zogut të Tiranës.Këtij të fundit i janë kapur biseda me shumë goca të njohura të show-biz.
Bujë të madhe bëri biseda e tij me moderatoren dhe ish-kolegen e tij Dajana Shabani ,e cila ishte pjesë e një pazari votash në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Por mesa duket emri i Dajanës vazhdon të përmendet në çështjen e Zogut edhe kur ajo nuk ka fare lidhje me lajmin,pasi përgjimi i fundit ishte midis Zogut dhe pronares së një qendre estetike në “Myslym Shyri”. Anjeza Bena.
Kjo gjë e ka revoltuar shumë moderatoren. Ajo ka reaguar nëpërmjet faqes së saj të Instagramit duke u shprehur bashkangjitur me lajmin:
“Në një bisedë që unë skam lidhje fare,urdhëro si abuzohet me foton time! Mjerë ju e ata që ju besojnë e ju komentojnë! Njs…”
Dhe siç mund të shihet nga titujt fotoja e moderatores është përdorur pa qenë farë ajo pjesë e lajmit. Më pas Dajana vazhdon me një tjetër replikë:
“Nuk e kam ditur që më klikohet emri aq shumë!Kur gërmon 1 vit e nuk gjen gjë,je në dilemë midis 20 mijë lekëshit,thesit me miell,presionit për heqje nga puna,apo Iphone. Me një tufë qe shohin telenovela turke e mllefin e arrijnë me komente (pa ditur asgjë veç futja),e pa ditur që heshtjet në hetim janë të jashtëligjshme nëse publikohen. Ore një miss ka thënë PAQE NË BOTË.”
E pra mesa duket moderatoren nuk po e lejnë të qetë as këto ditë të para të Janarit .