Gjykata zbardh vendimin për Ervin Salianjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për dënimin e ish-deputetit demokrat  Ervin Salianji, sa i përket dosjes “Babalja”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzimin e rremë për interes politik të tij e të PD dhe se Albert Veliu është akomoduar në PD ku ka dhënë edhe intervista.

Salianji u dënua me 1 vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogë, por ai nuk do të arrestohet për të bërë burg, pasi është hetuar në gjendje të lirë.

Sipas Gjykatës nga të gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafës e ka bërë Fredi Alizoti.

Kjo gjykatë ka dënuat me 3 vjet dhe 5 muaj burgim dhe Albert Veliun, personin që pranoi se ka kryer përgjimin. Dy vjet burgim u dhanë për Fredi Alizotin, i cili rezultoi të ishte njeriu që ishte hequr si Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit, në bisedën me Veliun.

Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, i cili i kishte dhënë Veliut pajisjen përgjuese, u dënua me 6 muaj burg, por që do të konvertohet në 100 orë pune në shërbim publik.

“Salianji u përfshi në kallëzimin e rreme për interes politik të tij e te PD. Albert Veliu njohur si Babalja u akomodua në selinë e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjisteuar në janar 2018. Biseda është regjistruar në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ja ka dorëzuar Ervin Salianjit. Stilolapsin përgjues ja dha Salianji. Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

Lexo edhe :  "Ore ç'punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!"

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim. Në tetor 2017 Albert Veliu ka marrë takim me Ervin Salianjin. Më 20 tetor 2017 Veliu ka biseduar me Salianjin për 51 sekonda. Ky komunikim përveçse motiveve për audiopërgjimin si lidh të pandehurit me asnjë shkak tjetër. Nuk janë as miq as të afërm. Ervin Salianji realizoi kontaktin e Albert Veliut me gazetarin Jetmir Olldashi. Deklarimet publike të Salianjit nuk dhanë asnjë provë për veprën penale të trafikut të drogës në ngarkim të Agron Xhafës.  Pas publikimit të audiopërgjimit ka një numër të lartë bisedash mes Albert Veliut e Fredi Alizotit, biseda këto komprometuese”, thuhet në vendimin e Gykatës./Fjala.al

Të fundit

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Lajme të tjera

Web TV