Njihuni me disa nga ushqimet që luftojnë aneminë

Kur trupi juaj nuk ka mjaft qeliza të kuqe të gjakut ka shumë mundësi të jeni anemik.

Mjekët theksojnë se kjo gjendje është shkaktuar kryesisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut ose paaftësia e trupit tuaj për të krijuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Një dietë që është e pasur me hekur dhe vitamina B si kjo më poshtë është e rëndësishme nëse jeni anemik.

Bimët si spinaqi dhe lakra jeshile përmbajnë hekur dhe ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu duhet të hani edhe mishin e shpezëve, të qengjit dhe të lopës, pasi përmban hekur.

Këto ushqime mund të ndihmojnë në menaxhimin e anemisë./Fjala.al