Bahreini dhe Jordania pezullojnë fluturimet për në Bagdad

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë ajrore nga Jordania dhe Bahreini kanë njoftuar pezullimin e fluturimeve për në Bagdad. Lajmi është mësuar pak pas mesnate dhe ky vendim merret deri në njoftimin e mëtejshëm. Ky akt vjen në kohën kur po përshkallëzohen tensionet në kryeqytetin e Irakut.

Royal Jordanian tha se vendimi ishte rezultat i situatës së paqëndrueshme të sigurisë, mirëpo fluturimet në Basra, Erbil, Najaf dhe Sulaymaniyah do të vazhdojnë si më parë.

Në mënyrë të ngjashme, Gulf Air i Bahreinit njoftoi se ndaloi fluturimet për në Bagdad dhe Najaf.

Njoftimet vijnë disa orë pas sulmeve ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, ku është vrarë komandanti i Forcave të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit ‘Hashd al-Shaabi’ Abu Mahdi al-Muhandis. /Fjala.al/

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV