Tërmetet, spiunë të mundshëm në atmosferën e tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston një spiun i mundshëm për tërmetet në atmosferën e Tokës, veçanërisht në jonosferë, rajonin midis 50 dhe 1.000 kilometra mbi nivelin e detit. Këtë e thotë një studim i botuar në revistën shkencore Reports nga grupi i udhëhequr prej Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe që përfshin Agjencinë Hapësinorë Evropiane (ESA) dhe kompaninë Planetek Italia.

Studimi është i bazuar në të dhënat e mbledhura në një rajon të jonosferës, rreth 500 kilometra mbi nivelin e detit, nga yjësia Esa Swarm, e cila përfshin tre satelitë për studimin e fushës magnetike të Tokës.

Mundëm të konfirmojmë statistikisht se gjatë fazës përgatitore të një tërmeti të fortë ekziston një bashkim midis litosferës, nga ku shkaktohen tërmetet, dhe jonosferës mbivendosëse“, vuri në dukje autori i parë i hulumtimit, Angelo De Santis, i INGV.

Në këtë rajon të atmosferës së sipërme, – vazhdoi ai, – ekziston në të vërtetë një korrelacion statistikisht domethënës midis disa anomalive elektromagnetike dhe tërmeteve të fortë, me një madhësi të barabartë me ose më të madhe se 5.5, dhe me thellësi deri në 50 kilometra. Megjithatë, – përfundoi ai, – me gjithë anomalitë, statistikisht të lidhura me tërmetet, ende nuk lejojnë parashikime të ngjarjeve sizmike“.

 

Burimi: ansa.it

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Lajme të tjera

Web TV