“Veganizmi është një besim fetar, dhe si i tillë nuk duhet diskriminuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i një gjykate angleze i dha të drejtë një aktivisti, i pushuar dhe diskriminuar në punë – sipas tij – për bindjet e tij.

Ligji i dha të drejtë: Jordi Casamitjana, aktivist londinez dhe i bindur që është vegan, fitoi betejën e tij për ta bërë të njohur veganizmin e tij si një “besim fetar ose filozofik”. I pushuar nga punëdhënësi i tij për një “shkelje serioze”, ai e kishte tërhequr zvarrë para gjykatësit për të treguar se nuk është e drejtë të diskriminohej vetëm se është vegan.

Ishte shumë e rëndësishme për mua të fitoja, jo vetëm për veten time, por për të gjithë vegantët e tjerë”, tha ai. është një vendim që do t’i bëjë mirë promovimit të veganizmit si mënyrë jetese. Kush është vegan nuk do të ketë më frikë ta pohojë, dhe të mos pranohet… Ai do të jetë në gjendje të shprehet më lirshëm, dhe kjo do të çojë në një përhapje të veganizmit, i cili do të jetë i mirë edhe për kafshët, mjedisin dhe shëndetin në përgjithësi“.

I pushuar nga League Against Cruel Sports – organizatë bamirësie në mbrojtje të kafshëve dhe kundra sporteve të gjakut siç është gjuetia e dhelprave, lepujve dhe drerëve – pasi ngritën shqetësimet mbi faktin se fondi i pensionit të shoqatës investohej në kompani të përfshira në testet mbi kafshët, Casamitjana pretendon se i ishte nënshtruar sanksioneve disiplinore për ankesat e tij dhe se shkarkimi i tij ishte diktuar nga besimi i tij filozofik mbi veganizmin etik. League Against Cruel Sports, nga ana e saj, hodhi poshtë akuzat dhe shpjegoi se ai e kishte pushuar për “sjellje të keqe”.

Avokatët e tij kanë qenë gjithmonë të bindur se “veganizmi etik” i ka të gjitha kushtet që të konsiderohet një besim filozofik ose fetar, dhe për këtë arsye mbrohet me Ligjin e Barazisë të 2010-ës, ligji kundër diskriminimit.

Lexo edhe :  “Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Burimi: huffingtonpost.it

Përgatiti: L.Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV