Austronautja e parë britanike e cila udhëtoi në hapësirë ka bërë një deklaratë tronditëse në mediat britanike. Sipas saj jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.
Dr. Helen Sharman, ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991.
Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, a austronautja e lindur në Sheffield tha se jeta e jashtëtokësorëve mund të zhvillohet “nën hundët tona”.
“Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë. Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës. A do të jenë ata si unë dhe ju, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim. ”, -ka thënë ajo për revistën Observer./Fjala.al