Makina e atentatorve të kushëririt të Fatmir Haklajt gjendet e djegur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një automjet i djegur është gjetur në Golaj të Hasit dhe dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Guxim Gjyriqit në mesnatë në Tropojë. Autorët që pritën Guxim Gjyriqin të dilte nga biznesi i tij, e qëlluan me armë dhe më pas u larguan për të djegur edhe mjetin. Policia ndërkohë po bën krehjen e gjithë zonës për të zbuluar, identifikuar dhe kapur autorët por ndërkohë nga automjeti mund të gjendet ndonjë provë.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se mjeti nuk rezulton i njohur. Policia nuk ka gjetur asnjë shenjë në të. Sipas të dhënave ekspertët po bëjnë këqyrjen për të mundësuar ndonjë detaj për të nxjerrë emrin e personit që rezulton pronari. Ende nuk dihet nëse mjeti është grabitur gjëkundi. Policia, vazhdon të jetë shumë larg kësaj ngjarjeje kur kemi parasysh që informacionet e para për të u dhanë 8 orë pas ekzekutimit.

Burimet nga policia e Kukësit bëjnë të ditur se janë rrethuar një sëri zonash në Tropojë e Has, ndërkohë po kryhen krehje në disa fshatra kufitare.

Hetimet janë përqendruar në një sërë pistash. Policia është tejet e kujdesshme për të mos lejuar asnjë informacion të bëhet publik. Sidomos në lidhje me pistat dhe shkaqet e këtij atentati që ka tronditur qytetin më verior të vendit.

Akti i vrasjes së Guxim Gjyriqit mbrëmjen e djeshme ka kthyer edhe njëherë panikun në Tropojë. Frika e rikthimit të vrasjeve të dikurshme është një prej problemeve që në fakt fut në panik edhe gjithë shoqërinë shqiptare. Tropoja dhe 5 vitet e “luftës” së saj janë një gjërat më të errëta që do mbahen mend në vendin tonë. /Fjala.al/

Të fundit

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj,...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë...

Mitrovicë, lëshohet për qarkullim ura e re që lidh veriun dhe jugun

Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare si dhe pjesa e veriut me shumicë serbe tashmë kanë urën e tretë për lëvizjen e...

Lajme të tjera

Web TV