Shiu shuan disa zjarre në Australi, por pritet të ndodhë hataja

Smoke from wildfires shrouds a road near Moruya, Australia, Saturday, Jan. 4, 2020. Australia's Prime Minister Scott Morrison called up about 3,000 reservists as the threat of wildfires escalated Saturday in at least three states with two more deaths, and strong winds and high temperatures were forecast to bring flames to populated areas including the suburbs of Sydney. (AP Photo/Rick Rycroft)

Australia ka patur reshje shiu, të cilat kanë ndihmuar që të shuhen disa zona zjarri por zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i nxehtë do të kthehet sërish.

Shiu është raportuar të ketë qetësuar situatën në Sidnej, Melburn dhe në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor.

Kryetarja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian është shprehur se nuk ka vend për vetkënaqësi.

“Nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi. Ky mëngjes ka të bëjë me shërbim dhe me të siguruarit se njerëzit që janë zhvendosur, tani janë të sigurt”, -është shprehur ajo.

Galeria Kombëtare e Australisë në Kanberra është mbyllur të hënën për të “anashkaluar ndonjë rrezik për publikun, stafin dhe artin e prezantuar”.

Të paktën 24 persona kanë vdekur prej kur kanë nisur zjarret e para në muajin shtator.
Cilësia e ajrit në kryeqytetin Kanberra është renditur së fundmi në vendin e fundit të listës së vendeve me ajër të ndotur në botë./Fjala.al