Shkatërrohet Cagliari, Juventus bën poker golash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo ka arritur që të shënojë dy gola në portën e Cagliarit. Momentalisht janë duke u zhvilluar tre ndeshje të Serisë A, Milan-Sampdoria, rezultati i së cilës është 0-0, Atalanta-Parma, ku pritësit kanë shënuar deri më tani 5 gola dhe Juventus-Cagliari, ku rezultati është zhbllokuar nga portugezi.

Pjesa e parë e takimit Juventus-Cagliari u mbyll me barazimin 0-0, duke bërë që asnjë prej portave të mos prekej. Do të duhej minuta e katërt e fraksionit të dyte që Cristiano Ronaldo të shënonte e të kalonte në avantazh “Zonjën e Vjetër” në këtë mënyrë ai theu edhe tabunë që deri më tani kjo skuadër të ishte e vetmja së cilës sulmuesi nuk i kishte bërë asnjë gol.

Ndërsa, në minutën e 67-të portugezi arriti që të shënonte sërish duke dyfishuar rezultatin e bardhezinjëve me anë të një penalltie.

Më pas ishte Gonzalo Higuain ai që do të trefishonte rezultatin e Juves në minutën e 81, duke shuar në këtë mënyrë shpresat e kundërshtarëve.

Ky rezultat duket se nuk i mjaftoi Ronaldos, i cili vetëm një minutë pas Higuain shënoi golin e tij të tretë dhe bëri poker për Juventus./Fjala.al/ Përgatiti: Katerina Tafa/

Të fundit

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Lajme të tjera

Web TV