Temperatura të larta, çudia vjen nga Norvegjia

Edhe pse ngrohja globale është konsideruar si legjendë urbane, ngjarjet e fundit të globit tregojnë të kundërtën. Çudia më e madhe vjen nga Norvegjia pasi konsiderohet si një nga vendet më të ftohta, por termometri tregonte 19 gradë Celsius, çka u konfirmua dhe nga instituti norvegjez i meteorologjisë.

Janari është muaji që karakterizohet zakonisht nga temperaturat më të ulëta, për shkak të masave ajrore polare që mbulojnë në këtë periudhë Evropën.

Sipas meteorologut Martin Granerød, një temperaturë e tillë është e barasvlershme me atë të një dite të ngrohtë vere në veri të Norvegjisë./Fjala.al