36-vjeçari që abuzoi seksualisht 136 burra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë indonezian 36 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin e 136 burrave në Mbretërinë e Bashkuar.  Drejtësia britanike e ka cilësuar atë si  “abuzuesin më të madh seksual” në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Reynhard Sinaga frekuentonte klubet e natës, ku drogonte dhe më pas dhunonte viktimat në shtëpinë e tij në Manchester për të paktën dy vite midis 2015 dhe 2017. Policia ka gjetur të filmuara sulmet e tij seksuale në dy telefonat të cilat ai i xhironte.

Gjyqi kishte 48 viktima të cilat kishin denoncuar, ndërsa më shumë se 70 njerëz ende nuk janë identifikuar nga policia. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i viktimave mund të ishte rreth 200.

Studenti i gjeografisë iu afrohej  viktimave të tij, të rinj të dehur, në klubet e natës në qendër të Manchester, disa minuta larg shtëpisë së tij. Ai i joshte duke i ftuar në shtëpi dhe me pas iu jepte qetësues , para se t’i përdhunonte kur ishin pa vetëdije.

Gjatë gjyqit, Reynhard Sinaga, pohoi se viktimat donin të flinin për të realizuar një fantazi seksuale. Kjo ishte një mbrojtje e cilësuar si qesharake nga ana e trupit gjykues.

Ndërkohë që gjykatësja Suzanne Goddard, ka marrë vendimin për 36 vjeçarin është shprehur se një prej viktimave e ka përshkruar atë si një përbindësh.

“Shkalla dhe shtrirja e krimeve tuaja konfirmojnë një përshkrim të tillë.”, -shtoi gjykatësja./Fjala.al

Burimi:20 Minutes

Të fundit

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

Lajme të tjera

Web TV