Carabao Cup, formacionet e mundshme të derbit United-City

Gjysmëfinalja e Carabao Cup ose siç njihet ndryshe EFL Cup do të sjellë sot derbin midis Manchester United dhe Manchester City-t

Unitet do të presë City-n në orën 21:00, në takimin që do zhvillohet në Old Trafford.

“Djajtë e Kuq” vijnë në këtë supersfidë më shumë mungesa, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk do mund të ketë emra të tillë si Paul Pogban, Harry Maguiren, Eric Baillyn, Timothy Fosu-Mensah, Scot McTomminay, Marcos Rojo dhe Axel Tuanzebe, që janë të gjithë të lënduar.

Ndërsa, “Citizenët” nga ana tjetër do jenë në mungesë të Nicolas, Otamendin, Leroy Sanen dhe Aymeric Laporten, kjo për të njëjtën arsye si kundërshtarët e tyre, pasi janë të lënduar.

Norvegjezi e  ka menduar se me kë lojtarë do e startojë ndeshjen dhe në fraksionin e dytë të derbit mund të inkuadrojë James Garnerin, Taith Chong, Greenwood, DiShon Bernard e Sergio Romeron.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young; Fred, Matic; James, Lingard, Rashford; Martial.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Fernandinho, Garcia, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling./Fjala.al/