Djali sulmon të atin me thikë, arrestohet nën dy akuza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tepelenë. Një konflikt në familje për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi të pashoqe, ku i biri ka sulmuar me thikë të atin e vet.

Policia ka ndërhyrë pas marrjes së një sinjali nga familjarët . sipas të dhënave zyrtare që kanë ardhur nga policia e Gjirokastrës është mësuar se: Një i ri nga Tepelena sulmon të atin me thikën e bukës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Tepelenë në lagjen “Demokracia”, ku Klaudio Baca, në konflikt e sipër pas një përplasje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar!

Për pasojë, i ati i tij, Luan Baca ka ngelur i plagosur në pjesën e dorës së majtë. Ai është shmangur nga goditja frontale që do t’i kushtonte atij ndoshta edhe jetën.  Menjëherë forcat e policisë së Tepelenës kanë shkuar në vendngjarje duke e izoluar dhe më pas arrestuar agresorin.

Nga dëshmia që ka dhënë gjatë orëve të natës në komisariat i riu ka akuzuar të atin për shkaqe familjare. Ai ka mbetur në pranga dhe ditën e nesërme pritet të dalë para gjykatës me akuzën e plagosjes dhe dhunës në familje.  Fjala.al/

 

Të fundit

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Lajme të tjera

Web TV