Ecën serbes në parvazin e pallatit, fqinjët tremben për fatin e vajzës

Për çdo prind fëmijët janë drita e syve.  Kur fëmijët janë të vegjël prindërit mundohen që mos t’i ndajnë sytë nga ata prej frikës se mos lëndohen.

Por ka dhe raste kur fëmijët ‘u fshihen’ prindërve dhe bëjnë prapësi nga më të ndryshmet. Një ngjarje e tillë është regjistruar në Tenerife të Spanjës.

Një fëmijë rrezikon vdekjen ndërkohë që ecte në parvazin e katit të pestë të një pallati. Vajza del nga dritarja dhe ecën përgjatë parvazit.

Ajo arrin qoshen e ballkonit dhe ulet aty. Por në vend që të hidhet në ballkon, ajo kthehet mbrapsht. Por para se të ngjitet sërish në dritare asaj i rrëshqet këmba dhe për pak rrezikon të bjerë poshtë.

Fqinjët u shprehën të surprizuar që nuk ndodhi ndonjë gjë tjetër më e rëndë, ndërsa një tjetër tha se vajza ishte me fat për shkak se nuk frynte erë.

Familja e fëmijës kishte ardhur për pushime nga Finlanda. Ndërkohë mësohet se mamaja e saj në momentin e ngjarjes ka qenë duke bërë dush. /Fjala.al