Neuer i shtohet një tjetër “armik”, portieri dërgon mesazh kërcënues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri gjerman, Manuel Neuer mund të quhet me plotë gojë një legjendë e gjallë në botën e futbollit.

Të diskutosh pozicionin e tij si titullar në Kombëtaren e Futbollit të Gjermanisë dhe te klubi i Bayern Munchin, mund të quhet qesharake ose “sakrilegj” siç ka thënë dhe vetë lojtari.

Në vitin që sapo u mbyll u aludua për vendosjen në formacionin e Gjermanisë të Ter Stegen dhe po e njëjta çështje është duke u diskutuar tashmë për klubin bavarez, por këtë radhë bëhet fjalë për emrin e portierit të Shalke, Alexander Nubel.

Munchin ka siguruar një kontratë për të marrë shërbimet e Nubel në sezonin e ardhshëm. Ardhja e 23-vjeçarit te Bayern sezonin tjetër mund të sillte ndryshime të theksuara në hierarkinë e portës së kampionëve të Bundesligës.

Kjo gjë nuk mund të durohet nga Neuer, i cili ndonëse nuk ka bërë deklarata të hapura  ka dërguar mesazhe deri diku kërcënuese.

“Fakti që Nubel ka firmosur me Bayern nuk ndikon aspak në rinovimin e kontratës. Sigurisht, kërkesat i bëj unë dhe kam disa gjëra në mëndje”,-ka  thënë Neuer, duke lënë të kuptohet se do të kërkojë të marrë me dokument rolin e titullarit në të ardhmen./Fjala.al/

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Lajme të tjera

Web TV