Rudina Dembacaj refuzon të fshihet: E dua Mark Frrokun!

Pas shumë thashethemeve në mediet rozë dhe ndarjes së bujshme, aktorja Rudina Dembacaj pranon për herë të parë publikisht lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Vetë aktorja ka pranuar të postojë në rrjetet sociale një seri fotografish nga një darkë romantike me ish-deputetin Frroku, duke shkruar: “E di që e donit të gjithë, por e kam për vete…exluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes…

Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, -ka shkruar aktorja Dembacaj në Instagram.

Në fakt prej disa muajsh u fol për një lidhje mes tyre por asnjëri nuk doli publikisht. Frroku dhe Dembacaj janë edhe ortakë në biznes, ortakëri që duket se po kurorëzohet në një martesë. Fjala.al/