Venusi binjak me Tokën, çfarë i tërheq shkencëtarët për zbulimet e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Toka mund të mos jetë i vetmi planet i vërtetë aktiv vullkanor

Ndërsa Magellani i NASA-s zhytej rreth Venusit në vitet 1990, ai fotografoi pamje të rrjedhjeve të llavës dhe maleve vullkanike. Por shkencëtarët nuk e kuptuan kurrë se si vullkanet ishin aktivë dhe që krijuan këto tipare.

Një ekip studiuesish, të udhëhequr nga gjeologu dhe gjeokimisti planetar Justin Filiberto i Institutit “Lunar and Planetary”, analizuan të dhënat të mbledhura nga Agjencia Hapësinore Evropiane “Orbiter Venus Express” dhe kryen eksperimente mineralogjike në Tokë për të zbuluar misterin.

Botuar në 3 janar në revistën “Science Advances”, studimi i ri zbulon se vullkanet në Venus mund të kenë shpërthyer vetëm disa vjet më parë. Dhe këto vullkane mund të jenë ende aktivë dukespërkatur llavë edhe sot, duke e bërë të vetmin planet tjetër vullkanor aktiv në sistemin tonë diellor.

“Nëse Venusi është sot me të vërtetë aktiv, do të ishte një vend i shkëlqyeshëm për ta vizituar, për të kuptuar më mirë brendësinë e planetëve,” tha Filiberto në një deklaratë. “Për shembull, ne mund të studionim se si planetët ftohen dhe pse Toka dhe Venusi kanë vullkane aktive, por Marsi jo. Misionet e ardhshme duhet të jenë në gjendje t’i shohin këto flukse dhe ndryshime në sipërfaqe, dhe të japin prova konkrete të veprimtarisë së saj”.

Në fillim të viteve 2000, Venus Express gjatë natës mori lexime infra të kuqe për sipërfaqen e planetit dhe zbuloi minerale kimikisht të ndryshuara brenda rrjedhave të llavave, edhe të reja – sigurisht më herët se 2.5 milion vjet. Por shkencëtarët nuk ishin kurrë në gjendje të identifikonin një moshë të saktë të tyre.

Lexo edhe :  Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Ekipi i Filibertos rikrijoi kushtet e paqëndrueshme atmosferike, të gjetura në sipërfaqen e Venusit në një laborator, për të testuar se sa shpejt i degradon atmosfera mineralet, siç është olivina, që gjendet në llavë. Rezultatet zbuluan se ky reagim kimik do të ndodhte shumë më shpejt se sa pritej – brenda ditëve – duke sugjeruar që rrjedhjet e llavës të analizuara nga orbiteri janë vetëm disa vjeç.

Venusi mbetet një planet misterioz. Orbiteri Akatsuki i ISAS aktualisht po sillet rrotull planetit dhe Parker Solar Probe sapo fluturoi atje, por pak informacione janë zbuluar në lidhje me tiparet e sipërfaqes së saj që kur Magellani i hartëzoi me detaje.

Sipërfaqja është e shkretë për shkak të atmosferës të largimit të gazit serë në planet, dhe shpesh temperatura arrin deri në 900 gradë Fahrenheit. Megjithëse është shumë e pamundur që të ketë jetë në sipërfaqen e Venusit, shkencëtarët kanë sugjeruar që mund të ketë organizma që jetojnë midis formacioneve më të buta të planetit. Siç mund të duket e çuditshme që planeti ndodhet brenda zonës së banueshme.

Venusi prej kohësh konsiderohet binjak i Tokës – i krahasueshëm në madhësi, densitet dhe strukturë të brendshme. Këto janë disa ngjashmëri, për të shtuar në listë pse jo edhe ndonjë arsye tjetër për të rivizituar planetin e çuditshëm.

Burimi: popularmechanics

Përgatiri: L.Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania, Letonia përmbushin edhe objektivin e...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Lajme të tjera

Web TV