Vuçiç hedh shashkën: Të gjithë kanë kryer krime, unë jo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk i ka mohuar asnjëherë krimet e luftës në Kosovë, duke shtuar se në Serbi kanë dënuar shumë kriminel lufte që vinin nga ish-Jugosllavia.

Ai thotë se kjo ka ndodhur pavarësisht kombësisë, duke theksuar se kanë pasur këndvështrime të ndryshme për gjërat që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë.

“Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja”, ka thënë ai në një intervistë për Euroneës Albania.

Vuçiç tutje ka shtuar se edhe komuniteti ndërkombëtar është i ndarë në këtë çështje, derisa të njëjtën e thotë edhe kur është në pyetje njohja e Serbisë për Kosovën.

“Është në rregull ajo çfarë shumë njerëz thonë , dhe kur flasim për komunitetin ndërkombëtar, ajo që shumë njerëz këtu thonë është që ne duhet të njohim pavarësinë e Kosovës dhe më pas analizojmë se komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Është saktësisht gjysmë për gjysmë. Por e lëmë këtë mënjanë”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të kërkojnë falje për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, Vuçiç është shprehur se të gjitha palët kanë kryer krime.

“Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them.

Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën. Kush ka kryer, ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër.

Lexo edhe :  Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Unë nuk kam marrë pjesë në këtë. Por ka shumë njerëz, nuk ka rëndësi nga cila anë, shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë që kanë kryer krime dhe kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë, duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne”, ka thënë ai. Fjala.al/

 

 

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV