Dialogu Kosovë – Serbi, gazeta zviceriane: Vuçiç po fiton kohë, pret zgjedhjet në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kështu e përshkruan kontekstin aktual politik mes Kosovës dhe Serbisë gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” , sipas të cilës, arsyeja e vërtetë e bllokimit është se as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë të gatshëm të zbatojnë marrëveshjen që BE-ja ua prezantoi në shkurt 2023. Në thelb, marrëveshja përmban dy pika: Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, por sillet në përputhje me rrethanat, dhe mbi të gjitha nuk i pengon bashkimin me organizmat ndërkombëtarë.

Pra, në thelb, bëhet fjalë për një njohje de facto. Prishtinës nga ana tjetër i duhet të lejojë krijimin e një bashkësie të komunitetit serb. Por palët sipas gazetës, duket nuk janë të gatshme vërtet për këto lëshime. Vuçiç e bëri të qartë se vendi i tij do të vazhdojë të kundërshtojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Dhe homologu i tij kosovar, kryeministri Albin Kurti, nuk po ngre gishtin për të zbatuar autonominë e rënë dakord prej kohësh të serbëve të Kosovës, nënvizohet në shkrim

Pretendimi i gazetës zvicerane është se Vuçiç po kërkon të fitojë kohë, pasi shpreson që Donald Trump të bëhet sërish president amerikan në vjeshtë. Me të në Shtëpinë e Bardhë, kartat për çështjen e Kosovës mund të riorganizohen sërish. Ishin të dërguarit e Trumpit ata që mbështetën një shkëmbim tokash midis Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2018, por projekti asokohe dështoi kryesisht për shkak të rezistencës nga Berlini, i cili nuk donte të pranonte asnjë ndryshim të ri kufijsh. Me Trump, Vucici mendon se një përpjekje e re do të jetë e mundur./O.S

Të fundit

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

Lajme të tjera

Web TV