“Iku si hajdut”, Presidenti i Bylisit shpërthen ndaj Kërçikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj, e ka kritikuar ashpër kalimin e ish lojtarit të Tiranës, Dorian Kërçikut te Partizani.

Kapllanaj e ka quajtur Kërçikun frikacak dhe ka thënë se iku si hajdut nga Ballshi, pasi deri ditën e djeshme ishte folur për arritjen e dakordsisë midis Bylisit dhe Lojtarit.

Presidenti i klubit të Ballshit ka thënë se Kërçiku i ka shkruar një mesazh dhe i ka kërkuar falje, pasi sipas tij nuk ka pasur guxim t’i dalë përpara.

“Mbrëmë vonë më dërgoi një mesazh dhe më pas fiku telefonin. Kishim rënë dakord për gjithçka dhe kontrata ishte thjesht një formalitet. Mirëpo, ajo që na bëri ishte një pabesi. Iku si hajdut dhe kur mësova që shkoi te Partizani, telefonova menjëherë presidentin Demi.

Kemi miqësi me të dhe as ai nuk ishte në dijeni, por pasi foli me drejtuesit e tjerë të klubit, u konfirmua. Megjithatë, më mirë që ndodhi kështu. Ai ka për t’ia bërë edhe Partizanit këtë. Një klub i madh si Partizani nuk i ka hije të mbaj një skuth”, -është shprehur Kapllanaj./Fjala.al/

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV