Iu bë publike video +18, shkarkohet trajneri i Sadikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i skuadrës spanjolle të Malagas, Victor Sanchez del Amo është shkarkuar nga detyra pasi në internet është duke qarkulluar një video e tij me përmbajtje seksuale.

Ky lajm është bërë publik nga klubi i Kategorisë së Dytë në kampionatin spanjoll, i cili në një komunikatë për mediet ka bërë të ditur se vendimi do të qëndrojë deri në përfundim të hetimit “efekti është i menjëhershëm deri në përfundim të një hetimi të plotë”-thuhet në reagimin e Malagas.

Vetë Victor Sanchez kishte reaguar më parë në lidhje me këtë video duke u përpjekur të mbrojë veten e duke thënë se është viktimë e një krimi kundër intimitetit të tij

Victor Sanchez

“Ju informoj se jam viktimë e një krimi kundër intimitetit tim. Çështja është në dorë të policisë dhe unë do të bëj gjithçka që të ndjek udhëzimet e saj”,-thuhet në postimin e trajnerit.

Rikujtojmë se për këtë skuadër luajnë dy lojtarë me origjinë shqiptare Armando Sadiku dhe Keidi Bare.

Ndërsa, bërja publike e videos dhe vendimi i Malagas ka përçarë opinionin publik në Spanjë. Shumë prej kolegëve të Sanchez i kanë dalë në krah, ndërsa disa medie të shumta kanë sulmuar teknikun./Fjala.al/

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV