Rama: Nuk ka arsye për t’ju drejtuar privatit, spitalet publike me të njejtat standarte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama foli për autonominë menaxheriale për QSUT dhe 4 spitale Rajonale, duke treguar se është vetë një pacient i QSUT.

“Është e disata herë që mblidhemi këtu me ju për arsye të ndryshme, të lidhura me momente zhvillimi në ecurinë e kësaj përpjekje të filluar në kushte, të cilat sot duken sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, që sot ngjajnë të paimagjinueshme, që kanë qenë pjesë e trupës mjekësore dhe qytetarëve tanë.

10 vite më parë këto pamje do të ishin thjeshtë dhe vetëm pamje të një dëshire, të një ëndrre që dukej e pamundur të realizohej në një kohë të shkurtër. Sot jemi në stad krejt tjetër, këtë mund ta konfirmoj si një pacient i QSUT.

Jo më larg se pardje ministri i Jashtëm bëri një operacion në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, dhe më shkruan që nuk e besoj dot që ky është spitali ynë i ri në Tiranë, dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital dhe është një ndër spitalet më të mira të Europës.

Që mjekët të paguhen me një pagë horizontale nga shteti, por cilido prej tyre që punon më shumë, të ketë mundësi të paguhet edhe më shumë. Nuk ka asnjë arsye që shërbimi publik të jetë zgjedhja e parë edhe atyre shqiptarëve që e kanë mendjen te private. Kur ne e filluam këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, sot nuk është kështu”, tha Rama./O.S

Të fundit

OBSH: Sëmundjet kardiovaskulare vrasin 10,000 evropianë në ditë

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40 për qind të vdekjeve në Evropë, tha OBSH, duke u kërkuar evropianëve të...

Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur mot të paqëndrueshëm. E Martë, 21...

“Dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt”, Karamuço “zbërthen” detajet: Jo vetë efektivë…

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në një emision televiziv foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK. Gjatë...

Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Nga Nesip Kaçi   Sali Vranishti lindi në fshatin Vranisht të Vlorës më 20 mars të vitit 1880. I ati i tij Murat Mamani kishte...

Pushtimi ka korruptuar njerëzit e ushtrisë së Izraelit

Nga Avner Gvaryahu   Ushtria izraelite ka sjellë shkatërrim të plotë për palestinezët e Gazës pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor. Por përgjigja ekstreme nuk...

Lajme të tjera

Web TV