Largimi i Xhakës nga Arsenal? Arteta bind shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U bë kohë e gjatë tashmë që flitet për largimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, nga klubi i Arsenal. Marrja e drejtimit të klub anglez nga Mikel Arteta bëri që të përflitej se largimi i Xhakës ishte tashmë  fakt i kryer.

Për yllin me origjinë kosovare u përfol se do të kalonte në Bundesligë, për më saktë në klubin e Hertha Belin, gjatë merkatos së dimrit.

Shkak për një largim të mundshëm të tij u bë përplasja me tifozët, të cilët në një farë mënyre ia bënë të pamundur qëndrimin te Arsenal lojtarit të Kombëtare së Zvicrës.

Ish trajneri i Topçinjëve, Jurgen Klinsmann e kishte bërë prioritet largimin e Xhakës, por marrja e drejtimit të londinezëve nga Arteta duket se e ndryshoi situatën.

Ndonëse, nga drejtuesit e klubit ishte vendosur largimi i mesfushorit këtë muaj, sipas raportimeve të Goal thuhet se është rënë dakord për qëndrimin në Arsenal të shqiptarit. Shkak për këtë vendim thuhet të jetë bërë edhe dëmtimi i rëndë i Calum Chambers.

Duket se trajneri i ri i Topçinjëve ka bërë të pamundurën për ta bindur Granit Xhakën për këtë vendim dhe qëndrimi i tij pro shqiptarit u kuptua që në momentet e tij të para në krye të londinezëve ku u shpreh se gjithmonë ka pasur dëshirë që të punonte me të./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Lajme të tjera

Web TV