40 presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shtëpive mbretërore nga Europa, Amerika e Veriut dhe Australia do të marrin pjesë në edicionin e pestë të Forumit Botëror më rastin e 75-vjetorit të Holokaustit.
Ky organizim do të mundësohet nga muzeu ”Yad vaShem” në Jeruzalem me temë ”Kujtoni Holokaustin, luftoni antisemitizmin”.
Në mesin e atyre që kanë konfirmuar praninë ndodhen figura të spikatura të shteteve si presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti francez, Emmanuel Macron, princi Charles, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i cili ka qenë i ftuar, për momentin nuk duket se synon të marrë pjesë.
“Është e papranueshme që presidenti Putin është ftuar të flasë në event, ndërsa presidenti Duda jo, duke qenë se kërkesa është bërë katër muaj më parë”, theksoi ambasadori polak në Izrael, Marek Magierowsky./Fjala.al