Trumpi dikur akuzonte Obamën, sot po e çon botën drejt luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit iranian e ka vendosur botën në gjendje alarmi.

Donald Trump është duke bërë atë që dikur vetë presidenti amerikan e kundërshtonte me forcë. Madje ai akuzonte në vitin 2013 presidentin Barack Obama se po e çonte botën drejt luftës së Tretë Botërore.

Sulmi i sotëm iranian ndaj bazave amerikane në Irak ishte një formë hakmarrjeje e  Teheranit. Kjo ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet midis vendeve, duke rritur alarmin në shumë vende të botës.

Ky sulm erdhi një javë pasi SHBA eliminoi me dron gjeneralin iranian Qasem Soleimani.

Por, ndryshe nga ç’deklaron në ditët e sotme, Donald Trump dikur akuzonte Barak Obamën se po e çonte botën drejt një Lufte të Tretë Botërore.

Bëhuni gati, lidershipi ynë i tmerrshëm mund të na çojë drejt një Lufte të Tretë Botërore”, shkruante në 2013-n, në tëitterin e tij, Donald Trump.


Sipas Trumpit të dikurshëm, konkretisht më 2011, Obama ka qëllim të fillojë luftën me Iranin vetëm e vetëm për t’u rizgjedhur president.


Zgjedhjet e ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë më pak një vit larg. Duket se Trump ka menduar të përdorë strategjinë që sipas tij synonte Obama, në mënyrë që të rizgjidhet president më nëntor të 2020-s./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV