VIDEO/ Të ther në shpirt, kafsha gjysmë e djegur në Australi kërkon ndihmë

Prej ditësh tashmë Australia është përfshirë nga flakët e tmerrshme nga të cilat kanë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.

E djegur në bark dhe e pafuqishme, një wombat (kafshë që rritet në Australi) u pa derisa kërkonte ushqim, pasi shtëpia e saj u shkatërrua nga zjarret.
Qytetari që e filmoi tha se e ndihmoi kafshën të pijë ujë nga shishja e tij.

“Më dukej pak e hutuar ndërsa po përpiqej të gjente ndonjë ushqim në anë të rrugës”, tha z. Richardson, i cili pa barkun ndërsa ishte duke udhëtuar me biçikletë në orën 6.30 të mëngjesit.

Një imazh i tmerrshëm nga Batlow, New South Wales, tregoi se çfarë kishte mbetur pasi qindra kafshë ishin vrarë në flakën që mbërtheu zonën të shtunën.

Profesori Chris Dickman, nga Universiteti i Sidneit, vlerësoi se 480 milionë kafshë janë vrarë që nga fillimi i zjarreve në Uellsin e Ri Jugor – por shton se ‘humbja e vërtetë e jetës së kafshëve ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë’.